Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike'Bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci', Berisha kujton takimin me Azem Hajdarin...

‘Bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci’, Berisha kujton takimin me Azem Hajdarin – Sot News


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në një studio televizive ka folur për 8 dhjetorin e 1990.

Berisha mohoi që të ishte dërguar në protestën e studentëve nga Ramiz Alia.

Kryedemokrati tha se ka shkuar te stufdentët mëngjesin e 9 dhjetorit. Më tej, Berisha kujtoi dhe Azem Hajdarin për të cilin tha se atë kohë nuk e njihte, por e pa në protestën e studentëve, teksa Hajdari thërriste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija.

“Ramiz Alia, Sali Berishën tek studentët? Absolutisht jo.

Dhe kjo është e faktuar, shumë e faktuar. Tek studentët kam shkuar mëngjesin e datës 9. Jam, kam qenë në Itali në një konferencë për biogjenetikën në Toskana.

Jam kthyer si i dërguar i OMS-it. Jam kthyer në darkë dhe në darkë kam marrë vesh ca thashetheme që studentët kanë qenë, ka një zhurmë tek qyteti i studentëve.

Azem Hajdari, që unë s’e njihja, me një xhakavento, hypte mbi supet e studentëve dhe bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci. Këto ishin parullat që hidhnin në, në, në studentët”, tha Berisha.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat