Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeBoçi/ Qeverisja e sotme, si diktatura e ’90-ës - Sot News

Boçi/ Qeverisja e sotme, si diktatura e ’90-ës – Sot News


Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me lëvizjen studentore të vitit 1990. Në një dalje televizive, Boçi tha se diktatura e asaj kohe nuk ndryshon shumë nga qeverisjen e sotme. Sipas tij qeverisja e sotme mund të cilësohet autokraci.

“Sfidat ngjajnë me njëra tjetrën, nëse ne kishim një diktaturë klasike para viteve ’90, sot ka një pamje më moderne më të stilizuar. Por në thelbin e vet nuk ndryshojnë fare. Një brez që është krijuar përgjatë këtyre viteve nuk e bën dot diferencë, ndërsa ne që i kemi jetuar të dyja jo më kot i shprehim dhe këto qëndrime. Nuk është retorikë politike, por shqetësim i thellë. Mund ta quajmë këtë të sotmen autokraci. Kur flasim për autokraci flasim për autokraci të sistemit politik. Ajo që ndodh brenda një partie lidhet me mënyrën si drejtohen partitë politike. Mos harrojmë jemi në parti opozitare që është element shumë i rëndësishëm i demokracisë. Jemi në një parti që bazën kryesore ka zgjedhjen dhe jo si partia në pushtet”, tha deputeti.

Boçi foli gjatë fjalës së tij edhe lidhur me lëvizjet e takimet e Ervin Salianjit.

“Kur autorët e saj, lëvizjes, nuk e kanë konfiguruar si lëvizje të tjerët nxitohet në maksimum me një shpejtësi. Se çfarë është e përcaktojnë ata që e iniciojnë”, tha Boçi.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat