Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"PD ka nevojë për rigjenerim, jo për etiketime dhe akuza", Ndrec Pjetri:...

“PD ka nevojë për rigjenerim, jo për etiketime dhe akuza”, Ndrec Pjetri: Takimi me bazën është çelësi – Sot News


Kandidati i Koalicionit Shqipëria Madhështore për deputet në qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri ishte i ftuar në Oponencë mbrëmjen e sotme.

Ai së fundmi ka qenë i angazhuar në takimet e Ervin Salianjit me bazën e PD-së në disa qytete. Pjetri thekson se lëvizja e ndërmarrë së fundmi brenda forcës më të madhe opozitare, është për të takuar bazën.

Ai shton se PD ka nevojë për rigjenerim. Ndërsa akuzat e lidershipit demokrat se Salianji është takuar me Suel Çelën dhe takimi në Elbasan u mundësua nga ky i fundit, i cilësoi si dezinformim.

Ndrec Pjetri: Është një lëvizje për të takuar bazën. Çfarë thotë baza? Thonë atë që thanë shqiptarët në 11 maj. Përtej makinerisë që përdori Rama, pamë fytyra të reja si doktori, Auloni morën rekorde. Tregon qartë se qytetarët kanë nevojë për rigjenerim. Tani po ngremë zërin brenda strukturës që të dëgjohemi. Çfarë ndodh me Salianjin është dezinfonrimim. Përdoret nga shumë kanale.

Nuk shihet si rrezik nga lidershipi.

Unë jam i rritur në PD që 14 vjeç. Jam gti 20 vjet aktivist. Isha kandidat i PAA në siglën e Agron Dukës. Pamë një shembull të një modeli që zoti Duka u tërhoq vetë. Gjithashtu këtë e bëri në gjithë Shqipërinë. Tregoi model të qartë që prodhoi sukses. Forca ime politike nuk kishte hapësirë të më fusnin në listat e hapura. Me zotin Duka nuk kishte kontakte, dhe më dha mundësi.

Bëri dhe fushatë të gjithë bashkë. Ky është modeli. Jo gjithmonë e vjetra duhet të ketë luftë me të renë. Mund të shkojnë dhe bashkë, për pastrimin vendosin strukturat. Duhet të shkojmë deri aty që baza të pyetet realisht.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat