Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike'Balluku, kryetare e një organizate kriminale', Berisha: Bashkë me Ergys Agasin është...

‘Balluku, kryetare e një organizate kriminale’, Berisha: Bashkë me Ergys Agasin është mafia! Protesta të qëndrueshme… – Sot News


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se “Belinda Balluku është koka e një organizate kriminale”.

“Siç del qartë, Edi Rama i ngërthyer tani kokë e këmbë nga mafia e tij, Lubi Balluku, Ergys Agasi, Olta Xhaçka, Taulant Balle etj., në një vendim in ekstremis ka vendosur të asgjësojë të bllokojë zbatimin e ligjit dhe të vendimit të Prokurorisë dhe gjykatave. Ai del haptas kundër heqjes së imuniteteve dhe krerëve të organizatave kriminale. Lubi Balluku është kryetare e një organizate kriminale. Por kapo i kapove është Edi Rama. Sot shpresë e vetme, fjalë e vetme është fjala e qytetarëve.

Unë i garantoj qytetarët, me besimin më të madh se me revoltën e tyre, me revoltën e popullit opozitar, Rama do t’ia mbathë siç ja ka mbajtur cdo diktator tjetër. I garantoj qytetarët se edhe prapa diellit po të shkojë do ta sjellim para gjykatës. Një protestë e qëndrueshme deri në largimin e tij. Prova u bë, revolta ishte e dukshme. Jo një ditë dy apo tre, por aq dita sa duhet për ta larguar. Opozita do punojë për të bindur qytetarët në sakrifica, në një revoltë paqësore për të larguar nga skena regjimin më të urryer, pas Enver Hoxhës”, tha Berisha.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat