Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizDua Lipa feston Krishtlindjet me familjen e Callum Turner: Çifti drejt martesës!

Dua Lipa feston Krishtlindjet me familjen e Callum Turner: Çifti drejt martesës!


Dua Lipa duket se ka gjetur jo vetëm dashurinë, por edhe një familje të dytë.
Ylli botëror me origjinë shqiptare ka kaluar festat e fundvitit në një atmosferë tejet private dhe të ngrohtë.

Në disa foto që po qarkullojnë së fundmi, Dua shihet e ulur në një tryezë festive krah partnerit të saj, aktorit britanik Callum Turner, dhe familjarëve të tij.

Ata shihen duke shijuar një darkë tradicionale, ku nuk mungojnë kapelet prej letre, simbol i festave në Britani.

Kjo dalje vjen pas një periudhe ku dyshja është parë e pandarë, por kjo foto me familjen Turner vulos gjithçka.

Duket se viti 2026 do të jetë viti i dasmës madhështore për këngëtaren shqiptare!

/Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat