Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetParma 'fundos' Fiorentinën, e mposht 1-0 dhe e lë në vendin e...

Parma ‘fundos’ Fiorentinën, e mposht 1-0 dhe e lë në vendin e fundit të Serie A! Sot në fushë Juventusi e Lazio


Serie A e futbollit në Itali nisi mesditën e kësaj të shtune me raundin e 17-të. Në stadiumin “Ennio Tardini”, vendasit e Parmës fituan 1-0 kundër Fiorentinës. Goli i Sorensen në minutën e 48-të i dha tri pikë me shumë vlerë të besuarve të Carlos Cuestas duke i ngjitur për momentin në pozitën e 14-të me 17 pikë.

Nga ana tjetër, Fiorentina është duke vuajtur sezonin më të dobët dhe me vetëm një fitore (asaj 5-1 kundër Udineses një javë më parë) mban vendin e fundit me nëntë pikë.

Po sot në Serie A luhen edhe katër takime të tjera. Në fushë zbresin ekipe si Como, Lazio dhe Juventusi.

Serie A, raundi 17-të:

E shtunë, 27 dhjetor 2025

Parma 1-0 Fiorentina

15:00 Lecce – Como

15:00 Torino – Cagliari

18:00 Udinese – Lazio

20:45 Pisa – Juventus.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat