Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Në Shqipëri hajdutët e lanë atdheun të mjeruar"/ Fitorja e Kurtit, Lapaj:...

“Në Shqipëri hajdutët e lanë atdheun të mjeruar”/ Fitorja e Kurtit, Lapaj: Urime Kosovë, ka lezet demokracia – Sot News


Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti po shkojnë drejt fitores, me 49, 74 % ose 424, 874 vota.

Në reagimin e tij Lapaj ka uruar Kosovën për procesin demokratik.

“Urime Kosovë! U ka lezet demokracia! Turp e faqe zezë që në Shqipëri ende vidhet e deformohet vota. Hajdutët e lanë atdheun të mjeruar”, shkruan Lapaj në postimin e tij në Facebook.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat