Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetPresidenti Duka: “Eksarko do të mbetet i gjallë në historinë e futbollit...

Presidenti Duka: “Eksarko do të mbetet i gjallë në historinë e futbollit shqiptar”…


Kristaq Eksarko ishte pjesë e një brezi që la gjurmë në historinë e futbollit shqiptar. Ai kontribuoi me profesionalizëm dhe përkushtim si me fanellën e Kombëtares, ashtu edhe me atë të Partizanit.

Dy tituj kampion dhe një Kupë Republike të fituara, si edhe paraqitjet e tij në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, mbeten dëshmi e vlerave që ai përfaqësoi në fushë.

Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në historinë e futbollit shqiptar, përfundon ngushellimi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat