Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, Oltion Rrumbullaku, ka hedhur poshtë akuzat për problematikat e ujësjellësit të Vlorës, se janë pasojë e mbartur që nga qeveria e vitit 2009, atë kohë e udhëhedhur nga lideri i PD, Sali Berisha.
Rrumbullaku i ka cilësuar ato në një status të bërë në FB të pavërteta dhe të konsumuara. Ai denoncon se ujësjellësi është një investim i financuar nga qeveria holandeze dhe pjesë e projekteve evropiane afatgjata, ndërsa përgjegjësia për mungesën e mjeteve riparuese dhe keqmenaxhimin aktual duhet kërkuar te Ministria e Infrastrukturës dhe përqendrimi i tenderave në një dorë të vetme.
Postimi i Oltion Rrumbullaku:
Nuk ka asnjë fond të Saliut për ujësjellësin e Vlorës. Hedhja e fajit tek Saliu është një muhabet i dalë boje.
Ky ujësjellës ka qenë pjesë e investimeve evropiane, në këtë rast e financuar nga qeveria holandeze.
Të gjitha rrugët me financime evropiane përpara 15 vitesh janë më cilësore se rrugët e firmosura me prokurime me Blackberry.
Investim cilësor dhe afatgjatë.
Mungesa e mjeteve riparuese nuk është faji i holandezëve.
Kërkojeni fajin te Ministria e Infrastrukturës dhe përqendrimi i tenderave të ujësjellësve në një dorë.
Më saktë në një celular.




