Nuk na e priste mendja se do përfshinim sërish pas kaq shumë vitesh në një artikull emrat e Florit dhe të Elvanës, por ja ku jemi! Flori, në një postim në Instastory, na ka bërë super konfuzë, pasi ka publikuar një video me sfond të errët, në të cilën dëgjohet ndër të tjera një zë që shumë njerëz e kanë cilësuar si ai i Elvanes
Fjalët qe dëgjohen ne video:“A do ta heqësh qafe si njeri, apo e do në jetën tënde? Thuaj të drejtën tani!”, dëgjohet në sfond zëri që ndezi aludime.
“S’e di”, përgjigjet kantautori. Më tej, në video përfshihet teksti i këngës “Pa jetë”, konkretisht vargu: “Si mund të të dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”.
Në fund, videoja përmbyllet me një shprehje nga Flori, i cili thotë: “Historinë nuk e bën dot vetë”.
Megjithatë, në Facebook, Flori ka bërë tag Nora Gegës, (ish-bashkëshortes së Bledi Klosit), e cila është përfolur për një lidhje me kantautorin.

Sigurisht, njerëzit e kanë interpretuar si kanë dashur dhe videoja, që tashmë është bërë virale në TikTok, ka marrë me dhjetëra komente që flasin për një ribashkim, një nostalgji apo edhe një pendesë nga ana e Florit.
“Po ç’është kjo, Flori dhe Elvana?!”; “Janë rikthyer, s’e lë zemra ndryshe”; “Hmmm, Flori, mos vallë për Elvanën e ke?”; “Ky është momenti! Flori + Elvana bashkë”; “Mos është zëri i Elvanës aty?”; “Oooou, kjo ishte surprizë totale! Flori me Elvanën?!” – janë vetëm disa nga reagimet që mbushin rrjetin.
E megjithatë, e vërteta është më e thjeshtë se kaq: një tjetër vokal, një tjetër tag!
Eh, Flori… gjithmonë na mban pezull!



