Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Paratë tuaja nuk duhet t’i vjedhë Balluku",Lapaj sfidon qeverinë, thirrje qytetarëve para...

“Paratë tuaja nuk duhet t’i vjedhë Balluku”,Lapaj sfidon qeverinë, thirrje qytetarëve para Kryeministrisë: Çohuni për.. – Sot News


Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj vijon protestën në sheshin përpara Kryeministrisë, që e pagëzoi “Sheshi i Rezistencës”.

Lapaj iu drejtua qytetarëve me apel për të reaguar dhe për të mos mbetur indiferentë.
“Mos u çoni vetëm për hallin tuaj. Çohuni për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit”, tha ai, duke theksuar se shoqëria duhet të reagojë për të mirën e përbashkët dhe jo vetëm për interesa personale.

Një pjesë të veçantë të fjalës së tij, Lapaj e kushtoi ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Paratë tuaja nuk duhet t’i vjedhë Balluku. Na duhen tunele me hekur, jo vjedhje,” deklaroi Lapaj, duke e lidhur këtë me mungesën e ilaçeve në spitale, aksidentet rrugore dhe përmbytjet si pasoja direkte të korrupsionit dhe standardeve të ulëta në menaxhimin e fondeve publike.

Ai denoncoi gjithashtu keqmenaxhimin e subvencioneve në bujqësi:
“Askush nuk mbajti përgjegjësi për përmbytjet, për dëmet në bujqësi. Subvencionet janë vjedhur, pse heshtni?”

Një tjetër shqetësim i Lapajt ishte emigrimi masiv i të rinjve dhe plakja e popullsisë.
“Rinia po ikën, vendi po zbrazet, popullsia po plaket. Luftoni për fëmijët tuaj që të mos largohen nga Shqipëria,” apeloi ai.

Protesta nuk kaloi pa tension: Lapaj denoncoi ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, ku u arrestuan katër protestues dhe u hoqën dy çadra plastike.
“Për të hequr dy çadra erdhën 300 policë. Çadrat nuk penguan ambulancën dhe nuk shkaktuan trafik. Pse shteti nuk vepron me të njëjtin intensitet ndaj bandave kriminale?” – pyeti Lapaj.

Në përfundim, ai i bëri thirrje qytetarëve të mos kenë frikë dhe të bashkohen për ndryshim:
“Vriteni frikën, jetoni si njerëz të lirë. Duhet të jemi më shumë në protestë sesa ishim sot,” përfundoi Lapaj.

Adriatik Lapaj: Mos u çoni vetëm për hallin tuaj. Mos u kujtoni të brohorisni vetëm për hallin tuaj. Çohuni për shoqërinë, për vendin, për demokracinë. Paratë tuaja nuk duhet t’i vjedhë Balluku. Na duhen tunele me hekur, jo vjedhje. Askush nuk mbajti përgjegjësi për përmbytjet, për dëmet në bujqësi. Subvencionet janë vjedhur, pse heshtni?

Rinia po ikën, vendi po zbrazet, popullsia po plaket. Luftoni për fëmijët tuaj që të mos largohen nga Shqipëria. Për të hequr dy çadra erdhën 300 policë. Çadrat nuk penguan ambulancën dhe nuk shkaktuan trafik. Pse shteti nuk vepron me të njëjtin intensitet ndaj bandave kriminale? Vriteni frikën, jetoni si njerëz të lirë. Duhet të jemi më shumë në protestë sesa ishim sot.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat