Këngëtari Jozefin Marku është rikthyer këtë verë si një nga më të kërkuarit për dasma dhe gëzime familjare në Shqipërinë e mesme dhe veri. Së fundmi, gjatë një dasme, ai është surprizuar nga djemtë e politikani dhe biznesmenit Tom Doshi, të cilët e kanë mbuluar me para gjatë performancës së tij.
Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, dallohet James Doshi, djali i madh i Tom Doshit, ndërsa dy të rinjtë e tjerë që e rrethojnë besohet se janë Marcos dhe Luis Doshi.
Gjatë këngës, Marku këndon tekstin: “Sa i bien dielli Taraboshit, aq jetoftë emri i Tom Doshit”, ndërsa djemtë i mbushin xhepat dhe duart me para dhe më pas hedhin tufën me lekë në ajër.
Dasmorët e tjerë u grumbulluan rreth këngëtarit dhe djemve të politikani, duke shijuar momentin dhe duke regjistruar pamjet me celularë.



