Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Qeveria indiferente"/ Deputeti Leskaj: Lumi po del nga shtrati, rrezik serioz, kërkohet...

“Qeveria indiferente”/ Deputeti Leskaj: Lumi po del nga shtrati, rrezik serioz, kërkohet përgjegjësi institucionale – Sot News


Deputeti i PD, Bujar Leskaj ka ngritur alarmin, ku si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të shtuara, lumi Vjosa ka arritur nivelin alarmant prej 7.3 metrash.

‘Si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të shtuara, lumi Vjosa ka arritur nivelin alarmant prej 7.3 metrash, duke dalë nga shtrati dhe duke rrezikuar seriozisht zonat përreth me përmbytje. Situata është emergjente dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse’, shkruan Leskaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Si pasojë e reshjeve intensive dhe prurjeve të shtuara, lumi Vjosa ka arritur nivelin alarmant prej 7.3 metrash, duke dalë nga shtrati dhe duke rrezikuar seriozisht zonat përreth me përmbytje. Situata është emergjente dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Prej vitesh, me argjinaturat dhe investimet për mbrojtjen nga përmbytjet është abuzuar rëndë. Siç e kam theksuar edhe në muajin nëntor, fshatrat e Njësisë Administrative Novoselë ndodhen sot mes fatkeqësisë natyrore dhe korrupsionit

Autoritetet duhet të marrin pa vonesë masat e nevojshme për: Vendosjen e situatës nën monitorim të vazhdueshëm; Evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe familjeve të rrezikuara; Sigurimin e kushteve të domosdoshme të strehimit, ushqimit, medikamenteve dhe veshmbathjeve; Kryerjen e vlerësimeve të sakta për çdo dëm të shkaktuar dhe garantimin e dëmshpërblimeve përkatëse.

Shqipëria sot është e përmbytur nga veriu në jug, ndërsa qytetarët janë lënë të vetëm, pa asnjë ndihmë apo asistencë reale. Qeveria vazhdon të qëndrojë indiferente dhe të braktisë qytetarët në këto momente kritike.

Kërkohet veprim i menjëhershëm, përgjegjësi institucionale dhe transparencë të plotë në menaxhimin e kësaj emergjence kombëtare.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat