Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaTeknologjiNë CES 2026 prezantohen produktet e para me Wi-Fi 8 të integruar

Në CES 2026 prezantohen produktet e para me Wi-Fi 8 të integruar


CES 2026 u shfaqën në mënyrë të papritur pajisjet e para me teknologjinë Wi-Fi 8 të integruar, vetëm pak vite pasi Wi-Fi 7 sapo ka nisur të përhapet. Kjo do të thotë se konsumatorët që ende nuk kanë kaluar në Wi-Fi 7 mund të mendojnë të presin, pasi gjenerata e ardhshme e rrjeteve pa tel duket më afër se sa pritej.

Ndryshe nga ciklet e mëparshme, Wi-Fi 8 nuk fokusohet kryesisht te rritja e shpejtësisë, por te stabiliteti dhe cilësia e lidhjes. Ai ruan shpejtësitë dhe bandwidth të Wi-Fi 7, por sjell efikasitet më të mirë energjetik, throughput më të lartë dhe komunikim më të fortë mes pajisjeve. Një përmirësim kyç është aftësia për të mbajtur lidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme edhe kur pajisjet lëvizin ose largohen nga ruteri, duke reduktuar ndërprerjet, ngrirjet dhe problemet në streaming apo gaming.

A mock up of the Asus ROG NeoCore Wi-Fi 8 router held up in front of a display table at CES 2026

Në CES, Asus prezantoi një koncept të quajtur ROG NeoCore, një ruter Wi-Fi 8 pa antena të dukshme, me dizajn futurist polihedrik. Sipas kompanisë, modeli final do të ofrojë të njëjtat shpejtësi si Wi-Fi 7, por me latencë më të ulët dhe më pak “ngushtica” në transferimin e të dhënave.

Edhe prodhuesit e çipave po ecin me shpejtësi. Broadcom njoftoi procesorin BCM4918 dhe dy radio të reja për ruterë dhe gateëay shtëpiakë Wi-Fi 8, ndërsa MediaTek prezantoi familjen Filogic 8000, që pritet të fuqizojë pajisje premium, nga ruterë dhe pika aksesi deri te smartphone, laptopë dhe pajisje smart home, që brenda këtij viti.

Megjithatë, standardi zyrtar IEEE 802.11bn ende nuk është finalizuar dhe pritet të ratifikohet vetëm në vitet 2028. Pajisjet e para Wi-Fi 8 do të bazohen në versione paraprake të standardit dhe ka gjasa të kërkojnë përditësime softuerike më vonë.



Burimi Geekroom.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat