Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'Gëzuar atje lart babush', Ronela rrëqeth me dedikimin për të atin

‘Gëzuar atje lart babush’, Ronela rrëqeth me dedikimin për të atin


Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të kujtuar babain e saj në ditën e lindjes.

Përmes një fotografie të rrallë nga fëmijëria, Ronela ka ndarë me ndjekësit dhimbjen dhe krenarinë e madhe që ndjen për figurën e tij.

Në mesazhin e saj, ajo e cilëson të atin si një burrë shteti të nderuar, por mbi të gjitha si një bashkëshort dhe baba të mrekullueshëm që i bëri ato shumë të lumtura sa ishte gjallë.

“Do isha gruaja më me fat nëse do kisha një bashkëshort që të kishte sikur gjysmën e cilësive dhe sjelljes tënde”, shkruan Ronela në dedikimin që preku zemrat e të gjithëve.

Ronela e mbylli urimin me premtimin se do të punojë gjithmonë për t’i ngjarë sadopak atij dhe për ta mbajtur mbiemrin e tij me kokën lart.



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat