Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow BizBenita konfirmon raportimin e Prive By LS, qan për Endrin

Benita konfirmon raportimin e Prive By LS, qan për Endrin


Një moment i fortë emocional ka pushtuar ditën e sotme shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku protagonistja ka qenë Benita Zena.

Banorja, e cila shpesh është parë si një karakter i fortë në lojë, sot ka shfaqur anën e saj më të ndjeshme. Shkaktar për këtë shpërthim emocional është bërë muzika në shtëpi.

Në sfond është lëshuar një këngë e vjetër e Endrit, partnerit të saj. Tingujt e zërit të tij kanë mjaftuar që Benita të shpërthejë në lot me dënesë, duke mos e fshehur mallin që ndjen për njeriun e zemrës.

Mes lotësh, ajo është dëgjuar të thotë fjalët: “Të dua Endri, më mungon”.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi Prive by Liberta Spahiu konfirmoi ekskluzivisht identitetin e partnerit të saj. Raportimi zbuloi se djali që Benita ka lënë jashtë shtëpisë dhe që i ka rrëmbyer zemrën është pikërisht Endri, dhe reagimi i sotëm mbi këngën e tij e vulos edhe njëherë lidhjen e fortë që ata kanë, pavarësisht distancës dhe hatërmbetjeve. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat