Tryeza e Partisë Demokratike me partitë opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile nxiti përçarje dhe reagime të ashpra brenda kampit opozitar.
Këto reagime u pasuan nga një përplasje publike mes Alfred Lelës dhe Shpend Gashit. Ky i fundit ka reaguar sërish, ku përmes ironisë shprehet se Lela është një dështim.
Ai shkruan në reagimin e tij se qeveria nuk rrëzohet duke i ikur të vërtetës dhe duke thënë gjëra pas shpine por duke u përballur me të.
Reagimin e tij, Gashi e ka shoqëruar me një foto të Lelës, i cili në një studio televizive heq pantallonat, për të treguar ato që ai pretendonte se ishin shenjat e dhunës nga policia gjatë protestës për mbrojtjen e teatrit.
Postimi i plotë:
Kur drama bën si filozof, vjen erë Rilindje! Ah Le(j)la, Le(j)la, ngjyra e dështuar rozë, e përzier me blu aksidentale!
Miq, sapo nisi java, zëri im publik, është zëri juaj!
Sado kritik me raste, por është ZËRI i VËRTETË!
Është edhe zëri i atyre që i thonë gjërat po njësoj pas shpine, por nuk guxojnë përballë!
RAMA nuk rrëzohet duke i ikur të vërtetës, por duke u përballur me të!
Le të lëmë BALERINAT me ngjyrë konfuze të hedhin valle në dështimin e vet, duke i përshëndetur me vargjet e këngës:
A don me lujt me lejla, lejla?
A, a don me lujt me lejla, lejla?
Lej-lej-lejla, lejla, Lej-lej-lejla, lejla
A po don mo? (Mo?)
Ti ça po don mo? (Ça?)
P.S: O drej’Tori i Medias, po të rris PR , që të mësosh edhe ti si bëhet o vulëhumbur.



