Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike'Qeveria po mbyt qytetarët me taksa', Salianji: Nafta në Shqipëri rreth 80%...

‘Qeveria po mbyt qytetarët me taksa’, Salianji: Nafta në Shqipëri rreth 80% më shtrenjtë se në Kosovë! – Sot News


Ervin Salianji ka deklaruar se qeveria shqiptare është duke “mbytur” qytetarët me taksa, ndërsa u ndal në çmimin e naftës.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se modeli i kësaj mazhorance është modeli i grabitjes së qytetarëve, ndërse ka shtuar se çmimi i shtrenjtë i naftës ka një ndikim të drejtë për drejtë në koston e jetesës dhe varfërinë e qytetarëve.

Capture

Postimi i plotë:

Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!
Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.
Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.
Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!
Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.
Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!
Protesto!



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat