Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur sot të lërë në burg ish-presidentin dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Meta kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por pas shqyrtimit të kërkesës gjykata e rrëzoi atë, duke konfirmuar që ai të vazhdojë të qëndrojë në qeli.
Ndërkohë, gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka në dorë dosjen e ish-presidentit, kishte paraqitur më herët kërkesën për të hequr dorë nga çështja, por kjo u refuzua, duke i hapur rrugë vendimit të sotëm.



