Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaTeknologjiSiri i fuqizuar nga Gemini do të vijë me 7 shërbime të...

Siri i fuqizuar nga Gemini do të vijë me 7 shërbime të reja


Apple dhe Google kanë konfirmuar këtë javë se modeli gjuhësor Gemini do të ndihmojë në fuqizimin e asistentit virtual Siri, duke shënuar një hap të rëndësishëm në evolucionin e inteligjencës artificiale në pajisjet Apple. Sipas detajeve të publikuara nga The Information, versioni i rinovuar i Siri pritet të nisë gradualisht që këtë pranverë dhe do të sjellë përmirësime të dukshme në mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me iPhone-in dhe ekosistemin Apple.

Siri i ri do të jetë më “human”, duke qenë në gjendje të përgjigjet më mirë në pyetje faktike dhe njohuri të përgjithshme, të tregojë histori, të ofrojë mbështetje emocionale dhe të ndihmojë në një gamë më të gjerë detyrash praktike. Këto përfshijnë rezervime udhëtimesh, organizim aktivitetesh dhe krijim dokumentesh drejtpërdrejt në aplikacione si Notes, për shembull për receta gatimi ose lista pune.

Apple planifikon të zbulojë edhe më shumë funksione të avancuara në konferencën WWDC në qershor. Ndër risitë e paralajmëruara janë aftësia e Siri për të mbajtur mend bisedat e mëparshme dhe për të dhënë sugjerime proaktive, bazuar në të dhëna nga aplikacione si Calendar, Mail apo Messages. Kjo përputhet me vizionin e Apple për një Siri që kupton më mirë kontekstin personal të përdoruesit, ka ndërgjegjësim për atë që shfaqet në ekran dhe kontroll më të thellë brenda aplikacioneve.

Interesant është fakti se prototipi aktual i Siri-t të ri nuk shfaq asnjë markim të Google apo Gemini. Apple do të ketë mundësinë të përshtasë dhe rregullojë modelin Gemini sipas filozofisë së saj, duke ruajtur stilin dhe privatësinë që e karakterizojnë.

Apple e prezantoi për herë të parë Siri të personalizuar në WWDC 2024, ndërsa funksionet e reja pritet të vijnë me iOS 26.4 në mars ose prill. Megjithatë, disa funksione më të avancuara mund të shtyhen deri në iOS 27, duke treguar se transformimi i Siri-t do të jetë gradual, por thelbësor.



Burimi Geekroom.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat