Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizAna ndryshon në pamje dhe duket thjesht WOW

Ana ndryshon në pamje dhe duket thjesht WOW


Ana Ejupi, bukuroshja që u bë e njohur për publikun gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 3”, ka vendosur që viti i ri të nisë me një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Përmes një postimi të fundit në llogarinë e saj në Instagram, Ana ka treguar se ka hequr dorë nga flokët e saj të errëta, të cilat ishin edhe imazhi i saj identifikues brenda shtëpisë.

Ajo ka zgjedhur një nuancë të hapur bionde, duke i lënë të gjithë pa fjalë me këtë transformim.

Postimi u shoqërua me mbishkrimin: “New blonde in town” (Biondja e re në qytet), duke marrë menjëherë qindra pëlqime dhe komente mbështetëse nga fansat që e kanë komplimentuar për këtë guxim.

Duket se ky ndryshim i shkon jashtëzakonisht shumë, duke i dhënë një dritë tjetër portretit të saj. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat