Saturday, March 7, 2026
Google search engine
BallinaShow BizGenti lanson projektin e ri muzikor, 'Lot' po pëlqehet nga ndjekësit

Genti lanson projektin e ri muzikor, ‘Lot’ po pëlqehet nga ndjekësit


Pas një punë intensive dhe me shumë përkushtim, artisti Genti ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga, e cila u lansua mbrëmjen e djeshme, ka rrëmbyer menjëherë vëmendjen e adhuruesve të muzikës, duke dëshmuar profesionalizmin e këngëtarit në çdo detaj.

Projekti mban titullin mjaft domethënës “Lot” dhe vjen si një dedikim i ndierë dashurie.

Për anën muzikore, Genti ka bashkëpunuar me shtëpinë e njohur “Monomusic”, të cilët janë kujdesur që çdo notë të përcjellë emocionin e duhur te dëgjuesi.

Përveç tingujve, kënga është shoqëruar edhe me videoklip. Realizimi vizual i është besuar “Dardan Visuals”, të cilët kanë finalizuar një video që përshtatet perfekt me tematikën e këngës, duke i dhënë projektit një imazh modern dhe mjaft artistik.

Kjo këngë shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Gentit, i cili vazhdon të mbetet besnik i stilit të tij unik.

“Lot” tashmë është i disponueshëm në Youtube dhe të plotë mund ta dëgjoni në linkun më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat