Një kapo-mafia në krye të karriges së kryeministrit e ka konsideruar ish ligjvënësi i Patrtisë së Lirisë, Petrit Vasili, kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, teksa ky i fundit ka komentuar lidhur me dështimin e qeverisë në diplomacinë e jashtme.
Në një intervistë televizive, Vasili tha se Rama ishte i destinuar të dështonte me Ministrinë e Jashtme, për shkak se siç theksoi ish-deputeti, atij nuk i interesonte të ndërtonte shtet mbi bazën e Kushtetutës e ligjeve të vendit.
Vasili komentoi edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, nga 140 që janë tani në 100 ulëse, duke thënë se Rama ka frikë të përballet me një opozitë parlamentare, për shkak se kjo e fundit denoncon me fakte aferat korruptive të kryeministrit dhe kabinetit të tij.
‘S’është thënë as në kohën e diktaturave mbyllja e gojës së opozitës. Çdo fjalë e opozitës është denoncim. Ai s’do parlament, sepse s’përballet dot. Ka vënë firmën vetë për incineratorë që s’ëkzistonin, Mc Gonigal, Bechetti, Porti i Drurrësit, AKSHI, Eco Park’, theksoi ndër të tjera ish deputeti i PL, Petrit Vasili.
Janë deklarata të një narko-trafikanti që është ulur në karrigen e e kryeministrit, sepse asnjë tjetër kryeministër në botë e vend, edhe ai më i dobëti s’krahasohet me të. Bëhet fjalë për një palaço burrë, që pas 13 vjetësh thotë se më ka dështuar ministria e jashtme. S’ishte ky që vuri Gent Cakaj ministër, e mori dekretin e tij dhe e bëri ministër të Jashtëm. Rama është i dështuar sepse s’i interesonte të ndërtonte shtet, por donte bandë patronazhistësh për vjedhjen e votave të emigrantëve.
Një tragjedi që po ndodh në këtë vend, është prania e Ramës 13 vjet në karrigen e kryeminsirit. I kanë vdekur të gjitha mundësitë politike e sundon si kapomafia, që ka heq e vënë ministra, është njeriu që ka ndërruar hajdutët me njëri-tjetrin. Ky po bën konstatime pas 13 vjetësh që e ka shqyerrkarrigen e kryeministrit.
Narkotrafikanti është lakuriq para shqiptarëve e botës. Një njeri i bërë njësh me narkotrafikun dhe lokomotiva e korrupsionit në Shqipëri. Problemi më i madh i tij është opozita, s’bashkëjeton dot me me partinë e tij e jo më me opozitën. S’është thënë as në kohën e diktaturave mbyllja e gojës së opozitës. Çdo fjalë e opozitës është denoncim. Ai s’do parlament, sepse s’përballet dot. Ka vënë firmën vetë për incineratorë që s’ekzistonin, Mc Gonigal, Bechetti, Porti i Durrësit, AKSHI, Eco Park.



