Analisti Lavdrim Lita ka folur lidhur me pezullimin e vizave amerikane për 75 vende ku mes tyre është edhe Shqipëria.
Ai e ka cilësuar vendimin si serioz dhe me pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët shqiptarë, ndërsa kritikoi mungesën e një reagimi të qartë diplomatik nga qeveria shqiptare.
Lita u shpreh se “qeveria shqiptare nuk reagoi në formën e duhur pasi, e la pak në heshtje situatën. Ai shtoi se Ministria e Jashtme reagoi në mënyrë agresive duke thënë që po dezinformoheni, por në fakt qytetarët do ta vuajnë këtë gjë.
“Atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar procesin e dhënies së vizave për bashkim familjar dhe vizave që kanë të bëjnë me emigracionin për punë në Shtetet e Bashkuara, për 75 vendeve në të gjithë botën, përfshirë.
Po, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dhe Mali i Zi ishin, përkundër faktit që Serbia nuk ishte. Dhe kjo u pa pak si një farë mënjanimi për këto vende. Dhe është serioze.
Domethënë, të pezullosh lotarinë amerikane, faktin që shumë shqiptarë që jetojnë dhe kanë pasaporta amerikane nuk mund të bëjnë bashkim familjar gjatë kësaj periudhe, apo ato inxhinierë apo ato që kanë aplikuar për punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’ju vështirësohet procesi deri në çfarë afatesh nuk dihet, por sigurisht, ata vizat turistike nuk mund t’i ndalojnë dot për shkak se vitin tjetër kanë kupën e botës dhe normalisht në kupën e botës ata do kërkojnë që njerëz të shfrytëzojnë edhe në këtë drejtim, njerëz që kanë takat financiar të shkojnë, të shpenzojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shikojnë ndeshje, të jetojnë për një farë periudhe një mujore, nëse janë të interesuar dhe më pas të kthehen. Pra të bëjnë një turizëm futbollistik.
Dhe vizat shtetërore nuk janë ndalur, pra vizat diplomatike e të tjerë e të tjerë. Janë ndaluar vetëm për qytetarët që kërkojnë bashkim familjar, që kërkojnë punë.
Dhe kjo është serioze sepse ju është premtuar…
Ju është premtuar, ju është premtuar që lotaria amerikane është diçka që të çon te green card-i.
Pra është një ëndërr amerikane dhe mendoj që motivacioni që kanë dhënë zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që për shkak se popullata shqiptare në SHBA përfitojnë nga lehtësirat sociale, pra futen në programet sociale dhe marrin ndihmë ekonomike për shumë çështje, janë rreth 41% që do të thotë rreth 130-150.000 qytetarë, nuk është dhe aq e qartë, pasi vende që kanë po të njëjtat përqindje si ne që kërkojnë ndihmë ekonomike, të quajtur social në Shtetet e Bashkuara, nuk janë përfshirë në këtë listën e pezullimeve.
Pra ka të bëjë edhe me një vendimmarrje politike. Sigurisht, bëhet shumë gjullurdhi, politika dhe qeveria nuk reagoi në formën e duhur. Ne kemi parë një reagim ndryshe nga qeveria e Kosovës, e cila konstatoi problemin, tha, po është e vërtetë, ne kemi një problem me emigracionin tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përsa i përket punës dhe atyre kërkimeve të lehtësirave, do marrim masa dhe ishte një qëndrim serioz të qeverisë së Kosovës.
Qeveria shqiptare e la pak në heshtje, reagoi në mënyrë shumë agresive me Ministria e Jashtme duke thënë që po dezinformoheni, por në fakt qytetarët do ta vuajnë këtë gjë. Do apo s’do Elisa Spiropali, do apo s’do kryeministri Rama. Pra është një problem që ata duhet ta kishin kanalizuar në forma diplomatike dhe një formë komunikimi publik për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Lita



