Red Bull Basement është një iniciativë globale që prej më shumë se një dekade fuqizon brezin e ri të novatorëve për të zhvilluar ide teknologjike me ndikim shoqëror. I nisur fillimisht si një program i vogël studentor, ky aktivitet është rritur ndër vite duke përfshirë dhjetëra vende dhe qindra mijëra ide, duke u shndërruar në një nga platformat më të rëndësishme për inovacionin e hershëm. Në vitin 2026, Red Bull Basement synon të arrijë mbi 40 shtete, përfshirë Shqipërinë, më shumë se 150 mijë ide dhe mijëra kampuse universitare në mbarë botën, me inteligjencën artificiale në qendër të zhvillimit.

Kush duhet të marrë pjesë
Red Bull Basement u drejtohet të rinjve të moshës 18–24 vjeç, që kanë dëshirë të kthejnë ambicien në veprim konkret. Programi është i hapur për student apo të sapodiplomuar, të cilët punojnë në ekipe me nga dy persona. Fokus kryesor janë idetë “software-first”, si aplikacione, platforma apo mjete digjitale, të cilat ndodhen në fazë të hershme zhvillimi dhe nuk kërkojnë domosdoshmërisht një strukturë biznesi të regjistruar.

Cilat janë kriteret e pranimit
Idetë vlerësohen nga një juri profesionale mbi bazën e disa kritereve kyçe: potenciali për impakt real në shoqëri, origjinaliteti i konceptit, realizueshmëria teknike dhe profili i themeluesve. Në qendër të procesit të përzgjedhjes janë zgjidhjet e bazuara në inteligjencë artificiale dhe inovacioni digjital, të cilat synojnë të adresojnë sfida reale të kohës.

Faza e aplikimit
Faza e aplikimit sapo ka nisur! Pjesëmarrësit nga Shqipëria kanë kohë deri në fillim të marsit për të dorëzuar idetë e tyre përmes platformës zyrtare, duke përdorur edhe mjete të dedikuara të asistuara nga AI që ndihmojnë në strukturimin dhe prezantimin e projektit.

Përzgjedhja & Finalja Kombëtare
Pas mbylljes së aplikimeve, idetë kalojnë në një proces përzgjedhjeje ku përdoren mjete analitike si AI Summary Card dhe AI Comparison Matrix. Projektet më të spikatura ftohen në Finalen Kombëtare, e cila zhvillohet në mars. Kjo fazë shërben si një platformë prezantimi, mentorimi dhe ballafaqimi mes ideve më premtuese në nivel kombëtar.

Finalja Botërore në Silicon Valley
Fituesit e fazës kombëtare përfaqësojnë vendin e tyre në Finalen Botërore të Red Bull Basement, e cila në vitin 2026 do të mbahet në Silicon Valley, në bashkëpunim me Universitetin Stanford, Microsoft, AMD, Red Bull Ventures. Ky event përfaqëson kulmin e programit, duke ofruar workshop-e praktike me ekspertë të industrisë, akses në teknologji të avancuar AI dhe mundësinë për të zhvilluar idetë në zemrën e ekosistemit më të fuqishëm të inovacionit në botë.
Përtej kredibilitetit dhe vëmendjes globale nga mediat, Fituesi Global merr 100,000 USD nga Red Bull në formë financimi, e krijuar për të ndihmuar që produkti të kalojë në fazën tjetër pa humbur pronësinë ose të drejtat e produktit.



