Në fund të vitit 2025, Kosova përjetoi një moment historik në zhvillimin teknologjik, kur droni i parë i prodhuar brenda vendit, i quajtur “Skifteri”, u prezantua në një ceremoni në Gjilan. Krahas tij u përmend edhe varianti kamikaz Skifteri K1, një model që synon të vendosë vendin ballkanik në hartën e zhvillimeve autonome ajrore, i krijuar nga “Future Minds Academy” dhe MIGA SkyShield MAR.
Në një postim në Facebook, kryeministri i Albin Kurti përshkroi këtë ngjarje si një “hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të industrisë së mbrojtjes” dhe theksoi se Kosova po shndërrohet në një vend që prodhon vetë teknologji strategjike, jo vetëm që i blen ato.

Teknikisht, Skifteri K1 është përshkruar nga zhvilluesit si një dron kamikaz me karakteristika ambicioze: shpejtësi maksimale prej rreth 180 km/h, një lartësi fluturimi deri në 2 500 metra, kohë fluturimi që arrin deri në 7 orë e 12 minuta, si dhe rreze veprimi mbi 1 000 kilometra me një kapacitet bartës prej rreth 42 kg.
Gjatë ditëve të fundi, Skifteri K1 është testuar me sukses, siç mund ta shikoni dhe në video të puvlikuar nga CEO i kompanisë, Ridvan Aliu.
Këto specifika e rendisin K1 jo si një mjet të thjeshtë rekreativ, por si një sistemi të projektuar për misione me distanca të gjata, dronë që qëndrojnë në ajër për një periudhë të gjatë dhe mund të godasin objektiva specifikë.
Skifteri K1 mbetet një pikë referimi në zhvillimin e teknologjisë në vend, duke u vlerësuar si një simbol i aspiratave për një industri të pavarur teknologjike në Kosovë.



