Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj mbrojtësve të gjyqtares Irena Gjoka, pasi Prokuroria e Përgjithshme u shpreh se vendimi i dënimit të saj në Greqi ishte autentik dhe se rezultatet e verifikimit të gjyqtares janë dërguar në KLGJ për miratim.
Një nga mbrojtësit e gjyqtares Irena Gjoka është dhe Ylli Manjani, njeriu, i cili e filloi politikën si socialist, përfundoi me LSI-në e Metës, u bë ministër i Ramës, më pas ishte armik i tij, dhe tani që është arrestuar Veliaj është kthyer në një “armik” të drejtësisë, i luftës ndaj krimit dhe korrupsionit madje del dhe në raportet e lobimeve të Veliajt dhe vëllait të tij Arbër Veliaj.
Sipas Manjanit shteti duhet ta mbrojë Irena Gjokën. Por Murrizi shprehet se i vjen për të vjellë kur lexon të tilla komente.
Sipas Murrizit, Manjani ndoshta e mbron Gjokën, se ka probleme vetë me SPAK-un dhe është bërë pis në tenderë si ai i byzylykëve të burgjeve.
“Kur shoh e lexoj komente të disa ish-ministrave të drejtësisë kokrra hajdutësh që thonë shteti duhet ta mbrojë Irenën meqë është kokrra e mashtrueses më vjen për të vjellë.
Ndoshta e thonë nga halli se kanë vetë probleme me SPAK-un se janë të bërë pis në tenderë si ai i byzylykëve të burgjeve ose janë të dhjerë nga përgjimi që ju është bërë me një anëtar të Gjykatës Kushtetuese për zbardhjen e vendimit të kësaj Gjykate për telefonat ENCHRO, SKY, BQ dhe tani duan të lajnë m… me sh… duke mbrojtur një mashtruese ordinere”, shkruan Murrizi.



