Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i bërë thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në bulevardin para Kryeministrisë në protestën e sotme, duke e quajtur 24 Janarin një “moment historik” dhe një pikë kthese në luftën e shqiptarëve kundër narkoregjimit.
“Sot është dita e revoltës, e zemërimit, e guximit, e llogaridhënies dhe e triumfit të lirisë ndaj Narkoregjimit. Sot të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në bulevardin para Kryeministrisë sepse durimit të tyre i ka ardhur fundi”, shkruan ai.
Blushi bëri thirrje që sot, në orën 17:00, qytetarët të mblidhen para Kryeministrisë në Tiranë për një protestë kombëtare kundër qeverisë.
“Kjo bandë duhet shkërmoqur nën këmbët e sovranit! U bëjmë thirrje të rinjve dhe çdo shqiptari t’i bashkohet sot uraganit të lirisë dhe dënimit shembullor që populli i ka rezervuar Edi Ramës”, shprehet Blushi.
Tedi Blushi: Sot është dita e revoltës, e zemërimit, e guximit, e llogaridhënies dhe e triumfit të lirisë ndaj Narkoregjimit.
Sot të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në bulevardin para Kryeministrisë sepse durimit të tyre i ka ardhur fundi.
24 Janari nuk është thjesht një datë në kalendar.
Është një moment historik.
Është pika e kthesës në përpjekjen e përbashkët popullore për të përmbysur Organizatën Kriminale që ka marrë peng shtetin, institucionet dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Sot, më shumë se kurrë, do të dëgjohet fort zëri i shqiptarëve të lodhur nga varfëria, të zemëruar nga hajdutëria skizofrenike, arroganca, mashtrimi dhe dhuna e pafre e një narkopushteti kriminal, që nuk njeh as ligj dhe as Kushtetutë por që drejton vendin me kode mafioze.
Qytetarët e lirë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, do të bashkohen sot në bulevardin para Kryeministrisë, për t’i treguar Edi Ramës, se Narkoregjimi i tij është i mbaruar.
Se taksat e popullit më të varfër të Europës, me pagat e pensionet më mizerabël, nuk e meriton të jetë i marrë peng nga një kryebandit që i vjedh nga mëngjesi në darkë dhe që me drejtësinë e kapur i ka siguruar vetes pandëshkueshmëri dhe imunitet absolut.
Sot është dita për t’i treguar këtij armiku të egër të lirive të shqiptarëve, shtetit ligjor, të demokracisë dhe pluralizmit, që e shpopulloi Shqipërinë për ta zhvatur dhe e shndërroi në gulak me të burgosur politikë, se nuk mund të qëndrojë më asnjë minutë më shumë në pushtetin e siguruar nga zgjedhjet e vjedhura.
Sot shqiptarët do të bashkohen në shesh sepse nuk mund të durojnë më që taksat dhe pronat e tyre të grabiten nga një çetë kusarësh, që i ka lënë pa bukë e pa ujë të pijshëm, që i djeg në verë dhe i përmbyt në dimër, që tapitë e pronave, kadastrën, sigurinë kombëtare, policinë dhe çdo zyrë shteti ia ka dhënë në dorë mafias dhe karteleve të drogës.
Kjo bandë duhet shkërmoqur nën këmbët e sovranit!
U bëjmë thirrje të rinjve dhe çdo shqiptari t’i bashkohet sot uraganit të lirisë dhe dënimit shembullor që populli i ka rezervuar Edi Ramës.
Sot, ora 17:00, të gjithë në Tiranë, para Kryeministrisë, në protestë kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin.
Faleminderit!



