Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetProtesta e PD në foto, molotovë drejt kryeministrisë e parlamentit

Protesta e PD në foto, molotovë drejt kryeministrisë e parlamentit


Protesta kombëtare e Partisë Demokratike iu përmbajt ‘urdhrit’ pa fjalë të kreut të saj, Sali Berishës për të bombarduar me molotovë kryeministrinë.

Ndërsa Berisha qëndronte në podium duke valëvitur flamurin, militantët e tij u përpoqën të depërtonin në perimetrin e sigurisë të ngritur nga policia duke hedhur molotovët. Forcat e policisë u kundërpërgjigjën me hedhjen e gazit lotsjellës

Pamja mori atë të një sheshi lufte që më pas u zhvendos te godina e parlamentit. Kjo ishte faza e vetmja lëvizje disi jashtë skenarit të parashikuar, edhe pse dihej që do të kishte një pikë të dytë zhvillimi.

Përpara parlamentit, përplasja u ashpërsua disi pasi u vu re një rritje e tensionit nga ana e protestuesve kundrejt policisë, por situata u normalizua shpejt falë gazit lotsjellës dhe ujit të hedhur ndaj tyre.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat