Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaBotaTrump reagon për herë të parë pas publikimit të dosjeve Epstein

Trump reagon për herë të parë pas publikimit të dosjeve Epstein


Donald Trump ka folur publikisht për herë të parë në lidhje me publikimin e ri të dosjeve që kanë të bëjnë me Jeffrey Epstein, duke pretenduar se dokumentet e shfajësojnë atë nga çdo dyshim për përfshirje. Presidenti amerikan foli me gazetarët gjatë një fluturimi në Air Force One për në Florida, disa orë pasi materiali i ri u publikua nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

“Nuk e kam parë vetë, por disa njerëz shumë të rëndësishëm më kanë thënë se jo vetëm që më shfajëson mua, por është krejt e kundërta e asaj që disa, e dini, e majta radikale, shpresonin”, tha Trump, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me përmbajtjen e dosjeve.

Donald Trump kishte marrëdhënie shoqërore me Jeffrey Epstein në të kaluarën dhe në vitin 2002 e përshkroi atë si një “djalë të shkëlqyer”, duke thënë se ai kishte dobësi për gratë e reja. Pas vdekjes së financuesit pedofil në vitin 2019, Trump tha se ata “patën një grindje” dhe nuk kishin folur për rreth 15 vjet.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat