Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në në një studio televizive, ka deklaruar se raportet e publikuara nga SHBA për Shqipërinë, janë e vërteta si e shikojnë amerikanët vendin tonë dhe janë alarmante, që tregojnë një realitet krejt ndryshe nga propaganda qeveritare.
Sipas tij, Shqipëria vazhdon të jetë vend prodhimi dhe tranziti për lëndë narkotike të forta nga Amerika Latine drejt Evropës, ndërsa në planin politik klasifikohet si ‘demokraci hibride’, me probleme serioze në të drejtat e njeriut, mungesë të lirisë së mediave, gjykata jofunksionale dhe korrupsion në nivele të larta.
Duke komentuar përfshirjen e emrave të njohur ndërkombëtarë, si Ivanka Trump apo figura të lidhura me familje të fuqishme politike amerikane, Shkullaku i cilësoi këto si marrëdhënie klienteliste të ndërtuara nga kryeministri Edi Rama, i cili, sipas tij, e trajton Shqipërinë si trashëgimi personale.
Ai përmendi raste konkrete si Gjadrin, Zvërneci dhe Sazani, duke theksuar se prona publike dhe paratë e qytetarëve u falen privatëve përmes vendimeve arbitrare dhe ligjeve të personalizuara. Shkullaku u ndal edhe te projekti i tunelit të Llogarasë, duke ngritur dyshime për mënyrën se si përfshihen dhe largohen kompani të huaja nga ky projekt.
Në lidhje me ftesën ndaj Edi Rames për Bordin e Paqes , Shkullaku u shpreh skeptik. ‘Kjo mund të jetë një shiringë që mban dy javë të entuziazmuar Taulantin dhe shokët e partisë, por thelbi nuk ndryshon’, tha Shkullaku.
‘Shoh raporte që shteti amerikan publikon për Shqipërinë dhe po të shikosh të gjitha raportet çfarë është, mbetemi gjithmonë të shqetësuar. Alarm sepse Shqipëria është një vend dhe vazhdon të jetë i prodhimit dhe i tranzitimit të lëndëve narkotike, nga ato më të fortat, nga Amerika Latine në Evropë.
Shqipëria është klasifikohet demokraci hibride. Shqipëria ka probleme me të drejtat dhe liritë e njeriut. Në Shqipëri nuk ka liri të mediave, në Shqipëri gjykatat nuk funksionojnë dhe korrupsioni është në nivelet më të larta. Ky është raporti mendoj unë që i shërben investitorëve amerikanë për të ardhur ose jo në Shqipëri.
Po a vjen gocë e Trumpit, a vjen çuni i Sorosit, a vjen mbesa e Bushit apo e Obamës, këto pastaj janë marrëdhënie klienteliste që ne e dimë shumë mirë që Edi Rama ë, ka ndërtuar duke e konsideruar Shqipërinë trashëgim nga i ati. Fal Gjadrin, fal Zvërnecin, donte të falte Sazanin po se mori njeri. ë, firmos, shpall investime strategjike kë do ai, i bën ligjet si do ai dhe boll të shikojmë se si hyjnë e dalin kompanitë turke tek tuneli i Llogarasë për të kuptuar dhe më fal ta përfundoj.
E mbani mend çfarë u tha për tunelin e Llogarasë? Po si t’i thotë Rama Erdoganit jo mo burrë? Se Rama po jep lekët e veta, kupton? Janë lekët e qytetarëve shqiptarë ato, që fal ky dhe janë prona të qytetarëve shqiptarë. Ky mendoj unë është ajo që ne duhet të vlerësojmë, po sa i vjen e ikin e mbani mend çfarë reklame ju bë projektit të Beogradit.
s’mund ta kesh mirë me Trumpin, po s’mund ta kesh mirë me Trumpin se i dhe Trumpit çfarë s’i jepnin edhe prapë ta kthen nesër, është ajo që tha dhe Berati, që Trumpi është nga të fryrë, e di Trumpi se çfarë është Zvërneci? E di Trumpi se çfarë do fitohet?
Fondin e Katarit e di. Se është shumë, është shumë më tepër se disa pallate në Zvërnec, po nuk po diskutojmë për këtë gjë. Ne po themi që a ka mundësi që kjo të ndikojë? Unë them që jo. Pse jo? Nuk mund të ndikojë. Nuk mund të ndikojë sepse nuk është një investim i bërë mbi ca baza të qëndrueshme dhe këtu do jemi siç u tërhoqën nga Sazani nuk është çudi që nesër të rriken dhe nga Zvërneci.
Ne po diskutojmë ore Shqipëria arrin gjë apo nuk arrin gjë? Se Rama që mund të marri një deklaratë, mund t’i vijë një ftesë për Bordin e Paqes, dakord po nga çfarë e shpëton kjo? Do dali e pafajshme Belinda Balluku?
Do dalin të pafajshëm këta që janë falur te zyra Gys Agasit? Këtu shteti ka rënë vëlla. Kjo mund të jetë një shiringë që mund të mbajë nja dy javë të entuziazmuar Taulantin dhe shokët e partisë, që ore unë jam shumë ashtu some. E rregullova me këtë, kupton? Po thelbi nuk ndryshon, nuk ndryshon’, tha ndër të tjera gazetari Armand Shkullaku .



