Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia i përgjigjet me fakte konkrete deputetit tw PS-së, Onid Bejleri, duke hedhur poshtë propagandën e rilindjes për investimet në kryeqendrën e veriut.
Spahia rreshton investimet dhe projektet gjatë drejtimit të bashkisë Shkodër në mandatin 1 vjeçar. Janë mbi 40 investime dhe 50 projekte të reja që qeveria e rilindjes i bllokoi për Shkodrën.
Reagimi i deputetit, Bardh Spahia:
Z. Bejleri, të falënderoj për pyetjet dhe për asistin perfekt që më dhe për t’ju rikujtuar njerëzve punët e mira që janë bërë, ndryshe nga pretendimet e propagandës të partisë që të ka emëruar ty deputet.
Si qytetar i Shkodrës dhe si deputet, ndjej detyrimin ti përgjigjem pyetjeve tuaja një për një.
Shpresoj të marr dhe unë përgjigje për pyetjet e mia.
Më poshtë ke një listë me vetëm disa nga punët që janë bërë për më pak se 1 vit, dhe është e trishtë të shohësh se fatkeqësisht janë më shumë se keni bërë ju në 3 vite ‘drejtim’ të bashkisë edhe pse qeverine qendrore e keni tuajën.
Sigurisht, ne i kemi bërë për qytetarët z. Bejleri, jo për fb apo për instagram, jo për ti verbuar e hutuar me propagandë por për ti shërbyer.
Dhe nuk po ju listoj më shumë se 50 projekte që i kemi dërguar me kërkesën për financim por qeveria e partisë të cilës ti i shërben me krenari z. Bejleri, ja ka refuzuar qytetarëve Shkodranë të djathtë e të majtë.
Të gjitha këto z. Bejleri janë bërë me paratë e taksapaguesve shkodranë, të cilët paguanin taksa edhe më të ulta dhe për të cilat jam siguruar që të mos abuzohet kurrë.
1. Projektet e Rrugëve dhe Infrastrukturës
Rikonstruksion i rrugës (degëzim) ‘At Zef Valentini’.
Rikonstruksion i rrugës ‘Mehmet Shpendi’, Faza 2.
Sistemim-Asfaltim i degëzimit të rrugës ‘Gjomarkaj’.
Sistemim-Asfaltim i rrugëve të brendshme, fshati Hot i Ri.
Rikonstruksion i rrugëve të brendshme Shirokë: Rruga e Shtregullave.
Sistemim-Asfaltim i rrugës Oblikë Qendër-Lagjja Lami dhe Rashkej.
Rikonstruksion i rrugës ‘Bajri’.
Liqeni VII (Projekt specifik).
Rikonstruksion i vazhdimit të rrugës ‘Ajasëm’.
Rehabilitim i qendrës së fshatit Grudë e Re.
Rruga ‘Kalimtari’ dhe rruga ‘Shkolla e Re’.
Sistemim-Asfaltim i segmentit rrugor ‘Skënderaj’. Rruga ‘Haxhi Cafaj’, Golem.
Sistemim-Asfaltim i rrugëve të brendshme, Dobraç.
Sistemim-Asfaltim i rrugës ‘Darragjat’, Dajç, Loti II.
Sistemim-Asfaltim i rrugës ‘Maliq Idrizi’, Shtoj i Ri, Faza I.
Sistemim-Asfaltim i rrugës së Mushanit, Loti II.
Sistemim-Asfaltim i rrugës së Drinit, Bahçallëk.
Sistemim-Asfaltim i rrugës në fshatin Shtoj i Vjetër-Guci e Re.
Vazhdimi i rrugës së Ramoshëve (Lagjja Peraj).
Rikonstruksion i rrugës ‘Milan Shuflaj’.
Rikonstruksion i rrugës ‘Qafa e Bishkazit’.
Sistemim-Asfaltim i rrugës Velipojë Plazh, Loti III.
Rikonstruksion i rrugës ‘Usta Meta’.
Sistemim-Asfaltim i rrugës së fshatit Ças.
Sistemim-Asfaltim i rrugës ‘Viluni’.
Sistemim-Asfaltim i rrugës Oblikë-Pallatet.
Rikonstruksion i rrugës ‘Dragushaj’.
Rikonstruksion i rrugës ‘Asdreni’.
Rikonstruksion i rrugës ‘Milosao’.
Rikonstruksion i bllokut të pallateve, rruga ‘Arkitekt Sinani’.
Rikonstruksion i rrugës ‘Besnik Ceka’.
Rikonstruksion i vazhdimit të rrugës ‘Bardhosh Dani’ në lidhje me rrugën ‘Rrojej’
2. Investimet në Arsim (Realizuar)
Rikonstruksioni i plotë i gjimnazit ‘Jordan Misja’ (përfshirë sistemin e ngrohjes).
Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare ‘Azem Hajdari’ (në proces).
Ndërtimi i ambienteve të reja të shkollës 9-vjeçare ‘Ismet Sali Bruçaj’.
Sistemi i ngrohjes në shkollat ‘Arif Selimi’ (Vukatanë) dhe ‘Ernest Koliqi’ (Shirokë).
Rikonstruksioni i tualeteve në shkollën ‘Branko Kadia’.
Ndërtimi i fushave sportive në shkollat ‘Ali Laçej’ dhe ‘Azem Hajdari’.
3. Projekte Gati për Implementim
Rikonstruksioni i gjimnazit ‘Kolë Idromeno’.
Sistemi i ngrohjes për shkollat ‘Branko Kadia’ dhe ‘Mati Logoreci’.
Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore të Fëmijëve ‘Kujtim Alija’.
Fusha sportive në shkollat: ‘Ndre Mjeda’, ‘Tringë Smajli’, ‘Prenkë Jakova’ dhe ‘Adem Haxhija’.
4. Hapësirat Publike dhe Mirëmbajtja
Lirimi i hapësirave publike në Pedonalen ‘Kolë Idromeno’.
Rikualifikimi i lulishtes dhe pedonales në Velipojë.
Rikualifikimi i lulishtes te Teatri ‘Migjeni’.
Rikonstruksioni i lulishtes ‘Esat Gjyli’ (Xhabije).
Ndërtimi i Strehëzës së parë Publike për qentë endacakë.
-Organizimi i eventit ‘SHIFE’ për promovimin e Shkodrës edhe përmes kulinarisë.
-Rikthimi i Orkestrës Simfonike të Shkodrës mbas 32 vitesh.
5. Projekte të realizuara dhe përfunduara nga ne por që ju i pretë shiritin.
Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës ‘Memej’.
Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës ‘Jul Variboba’.
Ndërtimi i pistës së biçikletave në segmentin Parrucë-Xhabije.
Ndërtimi i trotuarit te rruga ‘Daut Boriçi’ dhe rruga e ‘Shtregullave’.
Modernizimi i ndriçimit në 5 rrugët kryesore të Shkodrës me teknologji LED (financim i qeverisë zvicerane në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër). Ky projekt u realizua plotësisht nga ana jonë, ndërkohë që ju bëtë vetëm përurimin e tij.



