Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'E urrej veten', Benita pishmon për pëlqimin ndaj Klodit

‘E urrej veten’, Benita pishmon për pëlqimin ndaj Klodit


Ngjarjet e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” kanë sjellë një kthesë të papritur në marrëdhënien mes Benitës dhe Klodit. Gjatë natës së mbrëmshme, pas përfundimit të spektaklit “Prime”, Benita është shfaqur tejet e rënduar emocionalisht, duke u shprehur e penduar për sinqeritetin e treguar lidhur me ndjenjat e saj.

Teksa bisedonte me Londrimin në orët e vona, Benita nuk i ka mbajtur dot lotët. Ajo ka deklaruar hapur se ndjen pishmanizëm të madh që e ka bërë publik pëlqimin për Klodin, duke shkuar deri aty sa të thotë se “e urren veten” për këtë veprim.

Ky reagim erdhi si pasojë e situatave të tensionuara gjatë mbrëmjes, ku sipas saj, Klodi e ka poshtëruar me sjelljen e tij përpara banorëve të tjerë.

Në këtë moment dobësie, Londrimi ka qenë personi që i ka ofruar mbështetjen. Ai i ka qëndruar afër, duke e dëgjuar dhe inkurajuar që të mos e fajësojë veten për ndjenjat e saj. /Prive By Liberta Spahiu





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat