Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeEdi Rama me Nexhmijen në Vatikan për të falur mëkatet e korrupsionit...

Edi Rama me Nexhmijen në Vatikan për të falur mëkatet e korrupsionit te Papa – Sot News


Kryeministri turist i shqiptarëve, i cili ngeli gjithë kohën në majë të charterit, duke harxhuar qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve ka marrë rrugën për të takuar Papën, së bashku me Nexhmijen e tij. Njeriu që është zhytur në korrupsion, kriminalitet, hajdutllëk, pisllëk  së bashku me bandën qeverisëse  që komandon është shndërruar në një zog shtegtar,  duke bërë rrush e kumbulla paratë e shqiptarëve me  ture turistike me gjithë shpurën e tij. Turisti Rama i kthyer në një kosto të rëndë për shqiptarët me grabitjet e tij stratosferike në rrugë, teknologji, industri, pasuri etj, ka shndërruar në një gropë të zezë ekonomike arkën e shtetit me xhirot e tij nëpër botë.  Pasi ndënji 24 orë në Shqipëri që nga vizita te Netanjahu, u nis në një tur tjetër turistik drejt Vatikanit. Në këtë rast misioni i kësaj vizite ka të bëjë me një kërkesë të Ramës për Papën,` e cila është shumë speciale. Ai ka plan të kërkojë të falet para Papës për të gjitha mëkatet e tij korruptive dhe kriminale ndaj shqiptarëve. Situata e tij e pashpresë pas shpërthimit të skandaleve, ku ai del koka e gjithë aktivitetit kriminal e ka presuar dhe vënë në pozicion paniku. I ndodhur në këto kushte paniku ai ka kërkuar të falet te Papa, pas këmbënguljes së Nexhmijes së tij, për të kërkuar faljen e mëkateve korruptive.

Gjatë  vizitës në Vatikan Edi Rama së bashku me Nexhin dhe Zahon,   shkoi në Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

Sipas turistit kryeministër që nga viti 1467  asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës dhe vetëm Edi Rama, Nexhi dhe Zaho janë të vetmit shqiptarë që vijnë pas 559 vitesh në këtë cep të Vatikanit.

Pas këtij njoftimi nuk na ngelet gjë tjetër po të themi ruajna zot nga një veshgjatë kryeministër që për veç budallëkut të veshgjatit po shfaq frikshëm një çmenduri të pashoqe.

 

 

 



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat