Akuza të rënda janë hedhur ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili krahasohet me financierin famëkeq Jeffrey Epstein, duke pretenduar se ai po e përdor Shqipërinë si një “ishull” për të korruptuar dhe joshur elitat politike dhe ekonomike botërore.
I ftuar në një emision televiziv, analisti Enton Abilekaj tha se metoda e përdorur është e ngjashme me atë të Epstein, por me një ndryshim thelbësor dhe më të rëndë: në vend të pasurisë private, Rama përdor pasuritë dhe fondet publike të Shqipërisë.
Sipas tij, Kryeministri josh figura të rëndësishme ndërkombëtare duke u ofruar atyre favore dhe një jetë luksi, që nga verërat e shtrenjta deri te shoqërimi me “vajza të bukura”, me qëllim përfitimin e mbështetjes politike dhe forcimin e pushtetit personal.
Klientela, thekson Abilekaj, është po aq e lartë sa ajo e Epstein. Përpara se një zyrtar i lartë apo diplomat i huaj të vizitojë vendin, analisti tha se atij i bëhet një “biografi” e detajuar për të zbuluar dobësitë dhe dëshirat e tij, qofshin këto orientimi seksual, apo përdorimi i alkoolit dhe substancave të tjera, duke i ofruar më pas një paketë të personalizuar për ta korruptuar dhe për ta bërë palë në interesa.
Ky veprim u konsideruar nga analisti, si “super kriminal”, pasi ndryshe nga Epstein që përdorte ishullin dhe paratë e tij, në këtë rast shfrytëzohet posti i kryeministrit dhe buxheti i shtetit.
Këtu problemi është që Edi Rama është Epsteini i Shqipërisë. Domethënë, në të njëjtën mënyrë që ai, Epstein, korruptonte gjithë ata klientët e vet, që i quanin klientë, ai kishte klientë të zgjedhur, financierë të mëdhenj, njerëz të botës ekonomike, njerëz të botës politike, të të gjitha shteteve globale… që i lidhte në interesa dhe në qejf. Dhe për këtë ai kishte ata ishujt e vet. E përdorte Shqipërinë si ishull. Për të falur kocka dhe për të fituar. Për të paktën përdorte ishullin e vet. Ky përdor Shqipërinë. Çdo njeri që josh, e josh me Shqipërinë. Ky është më i rrezikshëm se Epstein. Sepse kanë dëgjuar që ky është korrupsioni më i madh, që ky të ofron çfarë të duash, që ky për pak pushtet, për pak mbështetje, bën çdo gjë. Dhe ky t’i jep edhe ato vajzat e bukura që përmendi ai ish-kryeministri norvegjez që ishte kryetar i këshillit…
Epsteini e bënte në pronën e vet private. Ky e bën në pronën tonë. Folësi 3: Ky është ndryshimi. Epstein i Shqipërisë, më keq se ai. Se ai ishte, ai mbijetonte për vete kështu. E kupton? Sigurisht që është kriminale. Po kjo që bën ky s’është kriminale. Super kriminale. Ky e bën në pasurinë tonë. Ky na fut ne dorën në xhep që t’i rrasë Toni Blerit. Kape Tonin thotë. Fut dorën në xhepin tonë, që t’i rrasë tjetrit. Dhe çdo njeri ka ca barriera morale. Dhe thotë, ai që bën si Epsteini, është i ndyrë. Po ai që e bën këtë duke të vjedhur ty, me paratë e tua, ai pastaj është dy herë më i keq.
Ai kur vjen një ambasador i rëndësishëm këtu, ose një i dërguar special i rëndësishëm, i bën biografinë. I merr vesh çfarë do ky, çfarë ka ky dëshira, çfarë orientimi seksual, çfarë përdor kështu, alkool, drogë, gjë, dhe ia ofron të gjitha atje për ta korruptuar. T’i japim verë të shtrenjtë. Do vajza të bukura? Po, vajza të bukura. E kupton? Dhe këto i përdorin. Kemi parë. E ka përdorur edhe zyrtarë politikë për këtë gjë, për t’i korruptuar në këtë mënyrë. Zyrtarët. Dhe çfarë bën atëherë? Vjen në Shqipëri me kënaqësi. E mbështet Ramën me kënaqësi. Korruptuesi më i madh në botë? Me kënaqësi.
Shkon McGonigali, vjen këtu, bën ca lekë me kënaqësi o vëlla. Çfarë doni më? Vijnë biznesmenët e Shqipërisë, kush do japë lekë sot, kë do themi, kujt do i themi do të heqim non-gratën? I themi filanit. Shkojmë te filani, i thoshim do të heqim non-gratën. Sa duhen? Kaq. Merrte lekët dhe ik.Kështu është kjo punë. Këtë e bën dhe ky, Epsteini ynë. Po e bën me paratë tona. E bën duke shfrytëzuar postin tonë. Postin e kryeministrit tonë. Po të mos ishte kryeministër s’do e pyeste njeri, ndryshe. E bën duke shfrytëzuar emrin e Shqipërisë. Duke e ndotur emrin e Shqipërisë. Ishulli i Epsteinit që ishte më i ndoturi sot në botë, është, ne jemi ishulli i Edi Ramës. Më i, politikisht më i ndoturi sot në botë.



