Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeProtesta e opozitës, eksperti Karamuço: Ndaj policisë u bë një sulm kriminal...

Protesta e opozitës, eksperti Karamuço: Ndaj policisë u bë një sulm kriminal – Sot News


I ftuar në një program televiziv , eksperti Ervin Karamuço tha se sjellja e protestuesve ndaj efektivëve të policisë ishte kriminale.

Sipas tij, ata që kanë vepruar dhe kanë shkaktuar plagosje të rënda ndaj policëve që ishin në detyrë, do të përballen me pasoja të rënda nga aspekti ligjor.

“Plagosje e rëndë me dashje për shkak të detyrës, do ta kenë shumë të vështirë ata që e kanë hedhur në raport me drejtësinë. Tre janë me dëmtime të rënda, njëri prej tyre do të hy në operacion. Gazi është më i fortë sepse është me përqindje më të lartë, është i vitit 2030 me datë skadence.

Në këtë protestë u përdorën edhe ato që janë përdorur në Kosovë, bombat stumb, që kanë dritë verbuese dhe zhurmë. Ato përdoren për të trembur dhe shpërndarë protestuesit. Nuk përdoren nga policia kundër turmave të dhunshme, por nga forcat taktike policore gjatë sulmeve që bëhen në banesa, për ta shtangur personin, gjë që zgjat nga 30 sekonda në një minutë dhe personi nuk bën dot asgjë, është i ngrirë. Nuk përdoren në ambiente ku ka fëmijë.

Ai nuk është sulm i një proteste të dhunshme, është sulm kriminal. Ti hedhësh policit bombën te këmba për t’i shpërthyer, për ta djegur, është sulm kriminal. Aty ia japin një të mituri në dorë dhe s’dihet se çfarë pasojash sjell.

Këto duhet të vihen pak në ndërgjegje, sepse ajo bën më shumë dëm se një gjë e zakonshme. Ajo nuk është fishekzjarre, aty janë policët agresivë sepse kanë parë që po sulmohen seriozisht dhe ka të plagosur. Në atë moment është ai që pëson traumë dhe nuk e mban më veten. Nga ajo protestë tek kjo protestë, ne kemi një menaxhim ndryshe,” u shpreh Karamuço.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat