Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetGjyqi në Hagë, Kreu i PDK-së njofton rezolutë në mbështetje të ish-krerëve...

Gjyqi në Hagë, Kreu i PDK-së njofton rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Kuvendi duhet ta votojë!


Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është shprehur se i kanë paraqitur Kuvendit të Kosovës një Rezolutë ku kërkohet gjykim i drejtë për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Hamza tha se të gjitha subjektet politike në Kosovë, pavarësisht ndasive, kanë detyrimin që të mbështesin themeluesit e UÇK-së, që sipas tij janë edhe themeluesit e shtetit të Kosovës.

“Dua ta përmbyll fjalimin me një shqetësim lidhur me procesin gjyqësor në Hagë. Raporti i shtetit tonë me themeluesit e UÇK-së, që njëherësh janë edhe themelues të shtetit, me procesin që po zhvillohet kundër tyre në Hagë, kërkon qasje më dinjitoze dhe të matur. Prandaj, pavarësisht dallimeve politike, dinjiteti institucional dhe mbështetja e drejtë për ta, janë detyrim i përbashkët i yni.

Në seancën e parë të Kuvendit do të procedojmë votimin e Rezolutës së hartuar nga ekspertë të pavarur, Rezolutë që i është dorëzuar Kuvendit, me të cilën kërkohet gjykim i drejtë, i paanshëm dhe profesional, në përmbushje të standardeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut”, tha mes të tjerash Hamza.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat