Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitikeNjë grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Lezhë. Gjekmarkaj: Demokratët...

Një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Lezhë. Gjekmarkaj: Demokratët dëshmuan vlerat e demokracisë – Sot News


Donika Ndoji është zgjedhur në krye të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, pas procesit zgjedhor të zhvilluar brenda strukturave të kësaj force politike.

Ndoji mori mbështetjen e anëtarësisë në një garë që u cilësua si korrekte dhe qytetare.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, Agron Gjekmarkaj përgëzoi degën e PD Lezhë për procesin zgjedhor, duke theksuar pjesëmarrjen dhe angazhimin e demokratëve.

“Mirënjohje dhe falënderime për qindra demokratë pjesëmarrës që me angazhimin dhe përkushtimin e tyre dëshmuan edhe një herë vlerat e demokracisë dhe frymën e bashkëpunimit”, – u shpreh ai.

Gjekmarkaj shprehu gjithashtu vlerësim për kandidatët në garë, Paulin Marku dhe Salvador Kaçaj, duke i cilësuar ata si pjesë e një gare korrekte.

Mesazhi i plotë

Urime Partia Demokratike Dega Lezhë për procesin e zgjedhjeve!

Mirënjohje dhe falënderime për qindra demokratë pjesëmarrës që me angazhimin dhe përkushtimin e tyre dëshmuan edhe një herë vlerat e demokracisë dhe frymën e bashkëpunimit.

Komplimente për garuesit Paulin Marku dhe Salvador Kaçaj për garën korrekte dhe qytetare. Mirënjohje për punën komisionit të votimit dhe strukturës së PD.

Urime të përzemërta për kryetaren e re, Donika Ndoji! Suksese në drejtimin e degës dhe në përmbushjen e objektivave për të ardhmen, fitore



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat