Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaBotaBordi i Paqes në Uashington, gjenerali i lartë amerikan: Shqipëria dhe Kosova...

Bordi i Paqes në Uashington, gjenerali i lartë amerikan: Shqipëria dhe Kosova mes 5 vendeve të para me trupa ushtarakë në terren


Në Uashington po mbahet takimi inaugurues i Bordit të Paqes, ku prezente janë edhe Shqipëria me Kosovën.

Në fjalën e tij, gjenerali i lartë amerikan, Jasper Jeffers III, foli për planin ushtarak që do të përdoret në terrenin e Gazës.

Ai tha se mes pesë vendeve të para që do të angazhonin trupa ushtarakë në terren ishin edhe Shqipëria me Kosovën.

“Jam i nderuar që të deklaroj sot se 5 vendet e para që do të angazhojnë trupa ushtarakë janë Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Egjipti dhe Jordania do të kenë forcat policore”, u shpreh Jeffers.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat