Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaTeknologjiJa çfarë presim gjatë MWC 2026

Ja çfarë presim gjatë MWC 2026


Këtë vit shënohet 20-vjetori i Mobile World Congress në Barcelonë. Pas goditjes së fortë që mori gjatë viteve të pandemisë Covid-19, panairi më i madh i teknologjisë mobile në botë ka arritur të rimëkëmbet, duke tërhequr sërish prodhuesit më të mëdhenj të telefonëve dhe pajisjeve inteligjente, të cilët do të prezantojnë për herë të parë produktet e tyre të reja në Barcelonë.

Geek Room nuk mund ta humbasë një mundësi të tillë për të parë nga afër inovacionet më të reja në botën e teknologjisë, dhe së bashku me Neptun do të jetë prezent në këtë panair në datat 2-3 mars.

Më poshtë do të flasim më tepër rreth produkteve që pritet të shikojmë gjatë qëndrimit tonë në Barcelonë.

Xiaomi pritet të sjellë surpriza

Xiaomi SU7 Ultra

Xiaomi është një nga emrat më dominues në MWC, duke shfrytëzuar panairin për të zbuluar linjën e plotë të produkteve: telefona, tabletë, kufje, ora inteligjente dhe aksesorë të ndryshëm. Vitet e fundit, kompania ka zgjeruar praninë e saj edhe me automjete elektrike dhe pajisje eksperimentale, duke ngritur pritshmëritë për një stendë mbresëlënëse edhe këtë vit.

Honor dhe telefoni “Robot” në qendër të vëmendjes

Honor Robot Phone

Honor njihet për pajisje me specifika të forta teknike, edhe pse vitin e kaluar fokusi ishte më shumë strategjik. Këtë vit, interesi është më i madh, veçanërisht me prezantimin e palosshmes Honor Magic V6. Megjithatë, pika kulmore mund të jetë “Honor Robot Phone”, një koncept inovativ me kamerë robotike të integruar, që synon të shndërrojë telefonin në një pajisje multifunksionale për shtëpinë.

Samsung dhe rikthimi i Galaxy në MWC

Samsung Galaxy Z TriFold

Samsung tradicionalisht prezanton serinë Galaxy S në fillim të vitit, por MWC mund të shërbejë si skenë për një vështrim të dytë ose surpriza shtesë. Me Galaxy Unpacked të planifikuar pak ditë para nisjes së panairit, prania e Samsung në Barcelonë mbetet intriguese.

Lenovo dhe Motorola me koncepte kreative

Lenovo është e njohur për konceptet e guximshme të laptopëve, ndërsa Motorola pritet të fokusohet më shumë te prototipet sesa te lançimet madhore.

TCL 60 XE NXTPAPER 5G

TCL dhe teknologjia NXTPAPER

TCL vazhdon të zhvillojë teknologjinë NXTPAPER, që synon të E reduktojë lodhjen e syve. Në MWC, kompania zakonisht sjell të gjithë portofolin e saj, duke ofruar një panoramë të qartë të planeve globale.

Nothing, Oppo, Vivo, Huawei dhe të tjerë

Nothing Phone 3a

Nothing pritet të jetë e pranishme, edhe pse pa konfirmime për modele të reja. Ndërkohë, kompani si Oppo, Vivo, Huawei, ZTE, Nubia dhe Tecno do të sjellin pajisje dhe koncepte eksperimentale, shpesh më emocionuese se lançimet tradicionale. Edhe nëse jo të gjitha këto risi arrijnë tregun global, MWC 2026 mbetet vitrina kryesore e së ardhmes së teknologjisë mobile.



Burimi Geekroom.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat