Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaShow Biz'Më mbyllën në garazh', rrëfimi prekës i Shëndritit që përloti banorët

‘Më mbyllën në garazh’, rrëfimi prekës i Shëndritit që përloti banorët


Mbrëmjen e djeshme, shtëpia e “Big Brother VIP Albania” u përfshi nga emocionet e forta, pasi banorët kishin për detyrë të ndanin me publikun histori personale nga jeta e tyre.

Gazetari Shëndrit Lumi ka zgjedhur të jetë tejet i sinqertë, duke rrëfyer një nga plagët më të mëdha që mban në zemër: përvojën e rëndë të bullizmit që ka përjetuar ndër vite.

Në një moment që preku jo vetëm banorët, por edhe mijëra shikues, Shëndriti foli për djalin që dikur ndihej i vetmuar dhe i keqtrajtuar. Ai ndau detajin tronditës se si gjatë kohës që ishte në shkollë fillore, personat që ai i konsideronte shoqëri, e kishin mbyllur brenda një garazhi makinash. Për ta bërë këtë akt edhe më mizor, ata kishin futur brenda në garazh bashkë me të edhe një qen.

Ky rrëfim i guximshëm u vlerësua si një akt i lartë ndërgjegjësimi kundër një fenomeni që vazhdon të prekë shumë të rinj sot. Banorët u panë dukshëm të prekur nga historia, ndërsa në rrjetet sociale reagimet ishin të shumta, duke e konsideruar këtë deklaratë si një fitore të vërtetë kundër bullizmit, përtej lojës dhe strategjive të programit.

Pavarësisht dhimbjes së treguar, mesazhi i Shëndritit ishte i qartë: nevoja për të thyer heshtjen dhe për ta kthyer dhimbjen në forcë. Ai dëshmoi se edhe pse plagë të tilla nuk maten me asgjë, tregimi i tyre shërben si një thirrje për autenticitet dhe mbështetje ndaj kujtdo që ndihet i vetëm në situata të tilla. /Prive By Liberta Spahiu

 

 

 





Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat