HONOR ka konfirmuar zyrtarisht se më 1 mars 2026 do të prezantojë gjeneratën e re të smartphonëve dhe një ekosistem të zgjeruar flagship IoT gjatë Mobile World Congress Barcelona 2026, ku Geek Room do të jetë i pranishëm së bashku me Neptun për të informuar drejtpërdrejt ndjekësit rreth të rejave më të fundit nga bota e teknologjisë.
Kompania thekson se fokusi kryesor i eventit do të jetë inteligjenca artificiale, jo më si një shërbim i veçuar, por si një shtresë themelore që përshkon të gjithë ekosistemin e produkteve të saj.
Njoftimi kryesor pritet të jetë debutimi i HONOR Robot Phone, një pajisje konceptuale që synon të ofrojë një pamje të së ardhmes së inteligjencës mobile. Edhe pse detajet teknike nuk janë bërë ende publike, HONOR deklaron se ky telefon do të demonstrojë se si AI e avancuar mund të transformojë rrënjësisht mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me smartphonët. Robot Phone shihet si një pajisje që sinjalizon ambiciet afatgjata të kompanisë përtej smartphonëve tradicionalë.
Krahas tij, do të prezantohet edhe HONOR Magic V6, smartphone i ri i palosshëm i kompanisë. Ky model pritet të sjellë përmirësime të rëndësishme në qëndrueshmëri, një bateri më të madhe dhe një dizajn më të hollë, duke adresuar disa nga sfidat kryesore të pajisjeve foldable. Portofoli AI do të zgjerohet gjithashtu me HONOR MagicPad 4, një tablet i orientuar drejt punëve kreative dhe produktivitetit, si dhe HONOR MagicBook Pro 14, një laptop ultra i hollë që përdor AI për performancë më të lartë dhe efikasitet energjetik.
Këto prezantime ndërtojnë mbi vizionin e HONOR Alpha Plan, i prezantuar fillimisht në MWC Barcelona 2025, duke treguar kalimin nga pajisje flagship drejt inovacioneve më të avancuara të bazuara në AI dhe robotikë, me fokus në dizajn me në qendër njeriun.
Pas lançimit global, produktet do të ekspozohen për testim praktik në Fira de Barcelona Gran Via nga 2 deri më 5 mars nëMWC.



