Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Objektivi final, largimi i Ramës",deklarata e fortë e Gazment Bardhit: Protestat e...

“Objektivi final, largimi i Ramës”,deklarata e fortë e Gazment Bardhit: Protestat e pandalura shkarkuan Ballukun dhe.. – Sot News


Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, me anë të një postimi në Facebook u shpreh se “vijimi i rezistencës do të sjellë realizimin e objektivit final: Largimin e Edi Ramës”.

Sipas Bardhit, Rama është “arkitekti i qeverisjes që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar”.

Postimi i Gazment Bardhit:

Kur qytetarët reagojnë dhe nuk i nënshtrohen dhunës dhe frikësimit, e ardhmja e Shqipërisë bëhet edhe më e sigurt, shpresa edhe më e madhe për ndryshim.

Në vetëm 1 muaj protestë të pandalur, Edi Rama u detyrua të shkarkojë dy nga shtyllat e pushtetit të tij: (1) simbolin e korrupsionit Belinda Balluku dhe (2) simbolin e bashkëpunimit me krimin e organizuar Ilir Proda. Vijimi i rezistencës do të sjellë realizimin e objektivit final: Largimin e Edi Ramës, arkitektit të qeverisjes që bazohet në korrupsionin endemik dhe bashkëpunimin me krimin e organizuar.

Faleminderit me për rezistencën, reagimin dhe sakrificën. Vazhdojmë së bashku deri në largimin e Edi Ramës dhe ndërtimin më pas të gjithë bashkë të një qeverisje në shërbim të qytetarëve, që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat