Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaBota“Kurti zgjedh presidentin”, ja kush është figura ideale në këtë moment

“Kurti zgjedh presidentin”, ja kush është figura ideale në këtë moment


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet se beson se Murat Jashari, nga familja e heroit Adem Jashari, do të ishte figura ideale për pozitën e presidentit. Ai thekson se, nëse për partitë politike në Kosovë ka qenë e pamundur të gjendet një figurë unifikuese për këtë pozitë, atëherë bie dakord që secila parti të ketë kandidatin e vet për president në Kuvend.

Duke pasur parasysh situatën aktuale gjeopolitike në botë, Kurti beson se vendit i duhet “një figurë që i bën ballë sfidave” me të cilat përballet shteti. Sipas tij, Murat Jashari do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur.

“Fillimisht ka qenë një pajtueshmëri se vendi ka nevojë për një figurë unifikuese, një figurë e tillë e padiskutueshme, dhe sigurisht do të ishte një kandidat nga familja e Jasharit. Bindja ime ka qenë dhe mbetet se një figurë si Murat Jashari, profesor dhe personalitet i njohur, do të gëzonte mbështetje gjithëpratiake dhe do të ishte nder për republikën, duke siguruar stabilitet dhe siguri për kombin.

Kandidati mund të vijë nga cilido subjekt PDK, LDK, LVV apo ndonjë tjetër, por në fund, zgjedhjet për president nuk i garanton përkatësia partiake, por vota në Kuvend.

Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e së paku 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secili subjekt të propozojë kandidatin e vet partiak dhe të gjithë të nënshtrohen garës në Kuvend.

Nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, pra gara e hapur për secilin subjekt për kandidatin e presidentit, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje, dhe LVV do ta ketë kandidatin e saj për president”, është shprehur Kurti.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat