Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike“Nëse i hiqet imuniteti Ballukut, qeveria ka rënë”/ Gazetari zbulon të pathënat...

“Nëse i hiqet imuniteti Ballukut, qeveria ka rënë”/ Gazetari zbulon të pathënat e deputetëve të PD, në tavolina – Sot News


Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar ne nje studio televizive u shpreh, se heqja e imunitetit të Belinda Ballukut, sjell rënien e qeverisë. Por ai theksoi se deputetët e PD pranojnë në tavolina se fajtorë është Rama por këtë nuk e pohojnë publikisht.

“Deputetët e PD duhet të kenë një qasje tjetër jo as mish dhe as peshk, pasi nuk prodhon vota dhe nuk ndihmon krijimin e një logjike për mbledhjen e votave.

Nëse nuk goditet koka e sistemit, ne nuk kemi goditur asgjë. Arben Ahmetaj u arratis, Rama mbeti këtu, do vazhdojë deri në 2030. Dhe Balluku mund të arrestohet por Rama prapë këtu do të mbetet”, tha Deda.

Reldar Dedaj:

Nëse i hiqet imuniteti Ballukut, qeveria ka rënë dhe deputetët e PD nuk jua thonë në studio, por nëpër tavolina thonë se nëse ka një fajtor për ato dosje është Edi Rama.

Nuk e di pse nuk e thonë. Deputetët e PD duhet të kenë një qasje tjetër jo as mish dhe as peshk, pasi nuk prodhon vota dhe nuk ndihmon krijimin e një logjike për mbledhjen e votave.

Nëse nuk goditet koka e sistemit, ne nuk kemi goditur asgjë. Arben Ahmetaj u arratis, Rama mbeti këtu, do vazhdojë deri në 2030. Dhe Balluku mund të arrestohet por Rama prapë këtu do të mbetet.

Kanabizimin e vendit e bëri Tahiri apo Rama? Koncesionet kush i bëri?



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat