Në prill 2026, Tirana do të mirëpresë një nga platformat më të strukturuara dhe ambicioze të industrive kreative në Evropën Juglindore. Muse-X nuk është thjesht një festival, as vetëm një panair apo një konferencë; është një Expo-Festival i integruar, i konceptuar për të bashkuar muzikën, filmin, artet vizuale, teknologjinë dhe biznesin kreativ në një ekosistem të vetëmstrategjik. I zhvilluar në Piramidën e Tiranës, Muse-X 2026 e pozicionon Shqipërinë në qendër të një procesi të rëndësishëm rajonal: bashkimin dhe koordinimin e industrive kreative të Ballkanit Perëndimor në një strukturë të përbashkët, konkurruese në nivel ndërkombëtar.

Muse-X strukturohet mbi tre shtylla kryesore: panairin, konferencën dhe festivalin, të cilat funksionojnë të ndërlidhura si pjesë e të njëjtit vizion.
Panairi, i shtrirë në 4,000 m² hapësirë, do të sjellë mbi 140 kompani nga Ballkani dhe Evropa, të cilat do të prezantojnë shërbimet, teknologjitë, projektet dhe platformat e tyre: label-e muzikore, shtëpi produksioni filmike, distributorë, media, ofruespajisjesh, institucione kulturore dhe startup-e kreative. Hapësira nuk është konceptuar si një panair statik, por si një treg i gjallë bashkëpunimesh ku krijohen marrëveshje, partneritete dhe projekte ndërkufitare. Brenda saj do të përfshihen zona të dedikuara si Galeri Arti, Muzeu I Muse-X, Zona per B2B, Pavijoni I Edukimit, Zonat Mediatike, Vinyl Convention, si dhe Ekspozitë e historisë së filmit dhe muzikës.

Në të njëjtën kohë, programi i Konferencës përfshin 12 panele strategjike, duke mbledhur mbi 70 folës ndërkombëtarë dhe200+ profesionistë industrie që do të trajtojnë temat që po formësojnë tregun kreativ në rajon: zhvillimin e festivaleve muzikore në Ballkan, muzikën dhe turizmin si strategji kombëtare, menaxhimin e artistëve dhe modelet e monetizimit, të drejtat e autorit dhe mbrojtjen ligjore, identitetin kulturor dhe skenën urbane, edukimin dhe zhvillimin e talenteve, si dhe qëndrueshmërinë financiare të projekteve kreative. Muse-X synon të kalojë nga një realitet i fragmentuar drejt një strukturetë koordinuar rajonale, duke lidhur Evropën Juglindore me tregun evropian dhe global.

Përtej dimensionit profesional, Festivali do të ofrojë një eksperiencë publike immersive në mbi 6,000 m² hapësirë. Line-up i vitit 2026 përfshin artistë nga Japonia, SHBA, Berlini, Sllovenia dhe i gjithë rajoni, duke krijuar një kurim të thelluar zhanresh: electronic, underground, hip-hop, rock, fusion orkestral-elektronik dhe performanca eksperimentale. Programi do të përfshijë Main Stage, DJ Stage në majë të Piramidës, sesione elektronike underground, Beteja muzike, Kinema me premiera të kuruara, Creative Village, si dhe instalacione vizuale dhe projeksione immersive. Gjatë tre ditëve, mbi 25,000 vizitorë pritet të kalojnë në Piramidë.
Muse-X organizohet nga Klik Ekspo Group, organizatori kryesor i panaireve në Shqipëri dhe anëtar i UFI, me mbi 30 vite eksperiencë në organizimin e eventeve ndërkombëtare. Kjo bazë institucionale garanton standarde të larta organizimi dhe një qasje profesionale. Eventi bashkon aktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe më gjerë, duke e pozicionuar Ballkanin Perëndimor si një hapësirë të përbashkët kreative, jo si tregje të ndara.

Muse-X është pjesë e një strategjie më të gjerë për ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme bashkëpunimi, përfshirë zhvillimin e një platforme dixhitale matchmaking që do të lidhë artistë, kompani dhe profesionistë kreativë në nivel rajonal dhe evropian. Në një rajon ku historikisht tregjet kanë qenë të fragmentuara, Muse-X propozon një model të ri: bashkëpunim mbi konkurrencën, strukturë mbi improvizimin dhe vizibilitet ndërkombëtar mbi izolimin lokal.

Në prill 2026, Piramida e Tiranës bëhet më shumë se një hapësirë eventesh. Ajo do të shndërrohet në një pikë takimi për një rajon që po riorganizohet, që po ndërton mekanizma të përbashkët dhe që po artikulon ambicie të përbashkëta.
Ballkani Perëndimor nuk është më një treg “në pritje” apo “në tranzicion”. Ai po krijon strukturë, po ndërton rrjete dhe po pozicionohet me vetëdije në hartën e industrive kreative evropiane.



