Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaPolitike"Rama ka ardhur në pushtet nga Ilir Meta, dhe LSI"/ Murrizi: Lajthitja...

“Rama ka ardhur në pushtet nga Ilir Meta, dhe LSI”/ Murrizi: Lajthitja kolektive e djegies së mandateve, ka qenë pazar – Sot News


Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, i ftuar në nje studio televizive, u shpreh se jetëgjatësia e PS në pushtet ka si shkak tradhtinë e Ilir Metës, por dhe rolin negativ që luajti opozita.

Murrizi tha se Rama erdhi në pushtet nga aleanca e 1 prillit me Metën dhe LSI.

“Ramën e solli në pushtet aleanca e Lalzit. Rama ka ardhur në pushtet nga Ilir Meta dhe LSI, ajo tradhëtia e prillit. Por PD e harron. Ramën e solli në pushtet tradhëtia e LSI.

Opozita ka luajtur rolin e vet negativ në zgjatjen e jetëgjatësisë së Ramës. Lajthitja kolektive e djegies së mandateve për mua ka qenë pazar”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi:

Me këtë parlament, me të thënë deputet është ofendim. Ka ardhur duke u baltosur në mënyrë ekstreme figura që duhet të përfaqësojë parlamenti.

Kjo ka ardhur butë-butë që prej 2009, pas ndryshimeve të bëra në 2008 mes dy partieve të mëdha. Ky është fenomeni i zeqinegjizimit të Kuvendit. Aty ka një tufë me burra e gra Zeqinesh.

Ramën e solli në pushtet aleanca e Lalzit.

Rama ka ardhur në pushtet nga Ilir Meta dhe LSI, ajo tradhëtia e prillit. Por PD e harron. Ramën e solli në pushtet tradhëtia e LSI. Opozita ka luajtur rolin e vet negativ në zgjatjen e jetëgjatësisë së Ramës. Lajthitja kolektive e djegies së mandateve për mua ka qenë pazar.



Burimi sot.com.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat