Friday, March 6, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetÇuni i Fahriut në rolin e ‘të fortit’

Çuni i Fahriut në rolin e ‘të fortit’


Çuni i Fahriut, Balliu Junior, u shfaq këtë seancë plenare si asnjëherë më parë.

Ai na njohu anën e tij të të fortit.

Më parë këtë rol e kishin pas Muli, Paloka dhe Deputeti me kobure.

Por meqenëse Paloka dhe Deputeti me kobure më shumë janë rrahur se sa kanë rrahur, me sa duket, rolin e të fortit Muli ia ka deleguar Çunit të Fahriut.

Kuptohet kur nuk është prezent Doktori në sallë, se kur është ai Mulit i duhet t’i kryejë disa role njëkohësisht.

Po Balliut Junior nëse do ndjekë traditën familjare nuk i shkon ky rol, se në fund të ditës Fahriu ka ditur të bëjë politikë me fjalë, jo me duar e këmbë.

Kështu që do ishte në të mirë edhe të Klevisit të bëjë politikë në Parlament, se pastaj do ndeshë ndonjë nga ata hundëleshët e Kuvendit dhe do t’i duhet të ketë eksperienca të hidhura si Paloka dhe Deputeti me kobure pastaj.



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat