Monday, March 9, 2026
Google search engine
BallinaShow BizKjo është gruaja e Ed Manushit

Kjo është gruaja e Ed Manushit


Edi Manushi njihet si një nga figurat e ekranit që e mban hermetike jetën private, por këtë herë ai është shfaqur krah bashkëshortes, Daniela Kalaja.

Kjo dalje e rrallë e çiftit, pas plot 26 vitesh martesë, u nda nga moderatori Flori Gjini në rrjetet sociale, duke paralajmëruar praninë e tyre në emisionin e tij online “Real People”.

Por kush është fiks gruaja e Manushit? Daniela është pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku ligjëron lëndën e gjinisë. Profesioni i saj reflektohet thellë edhe në punën e moderatorit, pasi Daniela është kritikja kryesore që e shtyn të përmirësojë vazhdimisht trajtimin e grave dhe t’u lërë hapësirën e duhur bashkëprezantueseve në televizion.

Një pamje e re dhe shumë e veçantë e dyshes jashtë kornizave të zakonshme. /Prive By Liberta Spahiu

 



Burimi Privebruto.com

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat