Monday, March 9, 2026
Google search engine
BallinaAktualitetFlamurtari bën befasinë, mposht Vllazninë dhe lë vendin e fundit, ndizet sërish...

Flamurtari bën befasinë, mposht Vllazninë dhe lë vendin e fundit, ndizet sërish gara për titullin


Flamurtari shkakton befasinë në këtë javë të Kategorisë Superiore. Skuadra vlonjate e njëmijë e një halleve mposhti Vllazninë kryesuese në Vlorë me rezultatin e ngushtë 1-0 për të shkuar në kuotën e 24 pikëve duke ia lënë vendin e fundit të klasifikimit.

Ishte një ndeshje, fati i së cilës u vendos që në pjesën e parë, teksa në minutën e 35, Bolzan shfrytëzoi një asist të Maksutit duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës vlonjate. Telashet për Vllazninë u shtuan 2 minuta më vonë kur Bismark për shkak të një faulli të ashpër ndaj Trashit u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë skuadrën shkodrane me 10 futbollistë.

Megjithatë të besuarit e Edi Martinit e kërkuan golin e barazimit, por pa sukses ndeshja u mbyll 1-0 për Flamurtarin që mori një sukses të rëndësishëm, ndërkohë që në krye të klasifikimit rindizet gara për titullin pasi Vllaznia sheh që Elbasani pas fitores me Tiranën t’i afrohet në vetëm 2 pikë.

Java e 27 do të mbyllet këtë të hënë me dy ndeshjet e mbetura, derbi mes Dinamos dhe Partizanit dhe Egnatia- Teuta



Burimi Lexo.al

Artikuj te ngjashem
- Advertisment -
Google search engine

Me Te Klikuarat